U shënua Dita Botërore e Mësuesve
Në organizim të Lidhjes së Arsimtarëve të Maqedonisë u mbajt akademi solemne me rastin e 5 Tetorit – Ditës Botërore të Mësuesve. Në këtë solemnitet ishte morën pjesë edhe Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, zv. ministri i arsimit Petar Atanasovski, këshilltarë, arsimtarë nga qytetet tjera dhe nxënës. Arsimtarëve më të mirë gjatë vitit shkollor 2017/2018, Kryetari i Komunës u ndau mirënjohje.