U shënua përvjetori i fitores mbi fashizmin
Me ftesë të ambasadorit të Federatës Ruse, SH.T. Sergej Bazdnikin, delegacioni nga Komuna e Kumanovës, i përbërë nga sekretari Aleksandar Gelevski dhe kryetarja e Këshillit të Komunës, Ivana Gjorgjievska, në shenjë respekti, sot vendosën lule të freskëta para memorialit të luftëtarëve të rënë nga koalicioni Anti-Hitler, në Shkup.
Ngjarja e rastit për shënimin e 79 vjetorit nga fitorja mbi fashizmin u organizua nga Ambasada e Rusisë në R e Maqedonisë së Veriut.