Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Filloi fushata “Tatimi im, për komunëntime!”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Komuna e Kumanovës, si komunë – partnere e Projektit të USAID – it për përforcim të kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve i bashkohet fushatës “Tatimi im, për komunën time!”

Fushata edukative “Tatimi im, për komunën time!” synon të informojë publikun se pagimi i tatimit në pronë është detyrë e çdo qytetari taksapagues, por në të njëjtën kohë kontributi i individit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë në komunë.

Nëse posedoni pronë në një komunë të caktuar, atëherë ju automatikisht jeni taksapagues me të drejtë ligjore për Aktvendim për tatim mbi pronën tuaj, por edhe detyrim ligjor dhe obligim personal për të shlyer në kohë tatimin.

Çdo qytetar-taksapagues duhet ta jetë i informuar se me shlyerje në kohë të tatimit në pronë, mbush drejtë për së drejti buxhetin e komunës, përmes të cilit mundësohet realizimi i projekteve të planifikuara publike dhe infrastrukturore. Ме këtë, thënë thjesht, secili prej nesh personalisht kontribuon në përmirësimin e kushteve për jetesë dhe zhvillimin e komunës.Pra, kjo fushatë, synon të kontribuojë për informim në kohë dhe të saktë të taksapaguesve rreth të gjitha të drejtave dhe detyrimeve, si dhe të drejtat dhe detyrimet e komunës lidhur me tatimin në pronë

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст