Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike për zgjedhje të konsultantit për përgatitje të Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Kumanovës për periudhën 2019-2024

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Lënda: Shpallje e Thirrjes publike për zgjedhje të konsultantit për përgatitje të Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Kumanovës për periudhën 2019-2024.

Fushat e intervenimit (prioritetet):

  • Rrethi i biznesit dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike (klimës së biznesit)
  • Zhvillimi, përkrahja dhe promovimi i NVM (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme)
  • Turizmi dhe hotelieria
  • Zhvillimi rural
  • Zejtaria
  • Ulja e nivelit të papunësisë.

 Përshkrimi i detyrës: Gjatë përgatitjes së Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Kumanovës, konsultati me ekipin e punës ka për detyrë t’i udhëheqë të gjithë proceset gjatë përgatitjes së strategjisë për zhvillim ekonomik lokal, përgatitjen e draft versionit të strategjisë, udhëheqjen e debatit publik për stretegjinë dhe përgatitjen e versionit final të strategjisë. Konsultanti duhet të jetë i qasshëm në të gjitha fazat e përgatitjes, trajnimeve dhe përgatitjes së dokumentit strategjik.

Rezultatet e pritura

  1. Lokimi i palëve të prekura – formimi i ekipit të punës
  2. Sesioni i parë gjithëditor i punës për lokim të problemeve
  3. Sesioni i dytë gjithëditor për formulim të misionit, vizionit, qëllimeve dhe prioriteteve strategjike
  4. Sesioni i tretë gjithëditor për përgatiten e Planit aksional
  5. Hulumtimi në terren
  6. Përgatitja e draft versionit të strategjisë
  7. Debat publik për propozim – strategjinë
  8. Përgatitja e versionit final të dokumentit
  9. Ngjarje promovuese

Shkollimi i nevojshëm dhe kompetencat e çpunës së konsultantit – Shkollimi – magjistraturë në shkencat shoqërore; më së paku 8 vite përvojë profesionale; – punë në strategji nacionale, komunale dhe organizative. Lokacioni dhe kohëzgjatja Implementimi i strategjisë për zhvillim ekonomik lokal (ZHEL) fillon menjëherë pas zgjedhjes së konsultantit dhe është paraparë deri në fund të dhjetorit të përpilohet dokumenti strategjik. Të gjitha ngjarjet do të zhvillohen në Kumanovë. Thirrja publike vlenë pesë ditë pune nga dita e shpalljes së thirrjes.

Dokumentacioni i nevojshëm Vërtetim për shkollimin e kryer; Biografi e shkurtër – CV në gjuhën maqedonase; Diploma dhe çertifikata në lëmin e thirrjes.

Kriteret e përzgjedhjes: Kualifikime dhe zotësi: 30 pikë; Përvoja e përgjithshme profesionale: 30 pikë; Përvoja specifike profesionale: 40 pikë. Zgjedhja e konsultantit në përputhje me kriteret e lartëpërmendur do të bëhet nga Komisioni për zgjedhjen e konsultantit për përgatitjen e strategjisë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Kumanovës për periudhën 2019-2024, i formuar nga Kryetari i Komunës dhe Komuna e Kumanovës. Personat që do të aplikojnë të gjithë dokumentat e nevojshëm do të duhet t’i parashtrojnë në zarf të mbyllur me shenjë “të mos hapet” dhe të shënohet thirrja për të cilën aplikojnë. Zarfi të dërgohet në këtë adresë: 11 Tetori pn, 1300 Kumanovë ose në këtë link:  [email protected] Personi për kontakt: Ahmet Jasharovski 070 541 535, Biljana Nikollovska 070 613 000 Njësia për planifikim strategjik, monitorim të zhvillimit ekonomik lokal të Komunës së Kumanovës

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст