Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Një krah i rrugës “Mosha Pijade” do të shndërrohet në shteg për këmbësorë

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Me iniciativë të Këshillit të Komunës së Kumanovës, Sektori për çështje komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës, ka përgatitur dokumentacion projektues dhe projekt themelor të trafikut me auditim pozitiv për një krah të rr. “Mosha Pijade”. Pas marrjes së pëlqimit për ndryshim të përhershëm të regjimit të trafikut nga SPM Kumanovë, është përgatitur aktvendim për ndryshim të përhershëm të regjimit të trafikut, në përputhje me planin e detajuar urbanistik për atë pjesë të qytetit, ku është definuar që një krah i rr. “Mosha Pijade” të jetë shteg i këmbësorëve. Gjatë ditëve të kaluara, në këtë pjesë është vendosur sinjalizimi vertikal (shenjat e komunikacionit), kurse gjatë ditëve në vijim, rruga do të mbyllet për trafik edhe me pengesa fizike (shtylla të metalta). Kjo bëhet me qëllim që rruga të jetë në funksion të plotë të këmbësorëve, duke e pamundësuar lëvizjen e auto veturave nëpër të.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст