Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U shënua Dita e Republikës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Me rastin e Ditës së Republikës – 2 Gusht, delegacione të Komunës së Kumanovës vunë kurora lulesh të freskëta në Qendrën Memoriale KAÇKM në Pelincë dhe Meçkin Kamen në Krushevë.

Në manifestimin solen të Ditës së Republikës, gjegjësisht 75 vjetorit të mbledhjes së parë të KAÇKM – së, në Qendrën Memoriale në Pelincë kurora lulesh të freskëta vuri delegacioni i Komunë së Kumanovës i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski dhe kryetarja e Këshillit, Atina Murgashanska. Para të pranishmëve fjalë rasti mbajti Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kurse manifestimi u përcoll me program kulturo – artistik.

Solemniteti me rastin e 2 Gushtit, Ilinden, në Meçkin Kamen u shënua me vondosjen e kurorave të freskëta me lule nga shumë delegacione, në mesin e të cilëve edhe delegacioni i Komunës së Kumanovës. Pas intonimit të hymnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Qeverisë së RMV, Zoran Zaev. Në vazhdim të solemnitetit pasoi programi kulturo – artistik.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст