Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari Dimitrievski nga kompanitë e taksive kërkoi zvogëlim të çmimit të shërbimeve gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski mbajti takim me përfaqësuesit e katër kompanive të licencuara të taksive në qytet: Princ, Spid, Alo Xhoker dhe Luks. Në këtë takim u definua mënyra e transportit të rasteve urgjente gjatë orës policore. Gjithashtu, në këtë takim u morën vesh që çmimi i shërbimeve taksi të zvogëlohet, starti nga 60 në 50 denarë, si kontribut i vogël dhe ndihmë nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore gjatë kësaj periudhe.

Njëherit shërbimet e taksive për nevojat urgjente të qytetarëve do të mund të kryhen edhe gjatë orës policore, me paraqitje paraprake nga vetë qytetarët në SPB Kumanovë, në nr.  192 me arsyetim të urgjencës. Në këtë takim u theksua edhe respektimi i rekomandimeve dhe vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për kufizimet në transportin me taksi dhe mbajtjen e distancës minimale në veturë të udhëtarëve. Detyrimisht pas kryerjes së transportit kompanitë t’i dezinfektojnë veturat pas çdo transporti të kryer.

Për atë qëllim, Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, kompanive të taksive në qytetin tonë u dhori mjete për dezinfektim të veturave dhe maska mbrojtëse.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст