Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Hapja solemne e fushës së riparuar të sportit në Sokolana

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitrievski ishte nikoqir i hapjes solemne të fushës së riparuar të sportit në kompleksin Sokolana, ku morën pjesë Kryeministri i RMV, Zoran Zaev, drejtori i ARS, Naumçe Mojsoski. Riparimi i këtij objekti grandioz, ku u mbajtën turnetë unike dhe të papërsëritshme sportive, është faza e parë e riparimit, si qendër e vëmendjes së publikut sportiv në ish Jugosllavi dhe jetës kulturore dhe argëtuese përmes matineve dhe lojërave të paharrueshme. Iu ndanë mirënjohje sportistëve më të shquar nga Kumanova dhe anëtarëve të familjeve, të cilët kaluan një pjesë të mirë të jetës së tyre në Sokolana dhe kontribuan në zhvillimin e jetës sportive. Dimitrievski theksoi se do të vazhdojë ndërtimi i objekteve sportive dhe zhvillimi i sporteve në qytetin tonë, në mënyrë që të kemi më shumë fusha dhe ambiente sportive, ku do të mbahen gara dhe do të festohen fitoret.




 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст