Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Lidhur me spekulimet dhe deklaratat paushale të disa organizatave joqeveritare për shpërndarje selektive të mjeteve nga buxheti i Komunës së Kumanovës në baza kombëtare, etnike apo fetare, në tërësi i mohojmë dhe i hedhim poshtë si të pabaza, sepse manifestimet e përkrahur nga Komuna e Kumanovë përmes Sektorit kompetent, si dhe Fondacionit për Kulturë dhe Sport ofrohen për të gjithë qytetarët e Kumanovës, pa dallim përkatësie etnike, fetare, politike apo tjetër. Programet i miraton Këshilli i Komunës së Kumanovës, i cili ka edhe përbërje multietnike.

Të gjitha manifestimet kulturore të organizuara nga shoqatat qytetare shqiptare, të cilat tradicionalisht mbahen çdo vit në kuadër të Programit për ngjarje kulturore, janë të përfaqësuara edhe këtë vit në Program, ndër të cilat veçojmë: Ditën e Mësuesve Shqiptarë, Iftarin e përbashkët gjatë Ramazanit, Koncertin e Bajramit, Kurban Bajramin, Ditën e Alfabetit Shqip, Ditën e Flamurit Shqiptar, Javën e Kulturës Shqiptare. Gjatë përgatitjes së Programit merret parasysh përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike.

Gjithashtu, Sektori kompetent i Komunës, si dhe Fondacioni për Kulturë dhe Sport, vazhdimisht pranojnë kërkesa me shkrim nga organizata dhe shoqëri të ndryshme për mbështetje logjistike dhe financiare të ngjarjeve, të cilat mbështeten sipas mundësive dhe shpeshherë përfshihen në Program, pavarësisht nëse pas organizatës qëndrojnë maqedonasit, shqiptarët, romët, serbët, turqit, vllehët, boshnjakët apo përfaqësues të bashkësive të tjera etnike.

Mjetet e planifikuara në buxhetin e Komunës së Kumanovës në përputhje me Programin për ngjarje kulturore do të ndahen përmes thirrjes publike, me kritere të qarta dhe të sakta për rishpërndarjen e mjeteve, e cila do të jetë në përputhje të plotë me parimin buxhetor të transparencës, dhe shoqatat qytetarëve dhe fondacionet mund të aplikojnë për të njëjtën thirrje publike.

Në Komunën e Kumanovës nuk ka hapësirë ​​për ndarje në asnjë bazë, përkundrazi po ndërtojmë kohezion social dhe shoqëri për të gjithë, dhe kjo më së miri reflektohet duke ushqyer vlerat e përbashkëta kulturore, artin dhe traditën e të gjitha bashkësive etnike të përfaqësuara në këto hapësira.

Shembuj për këtë janë: Kampi artistik për fëmijë “ASNOM”, Maskarada “Batko Gjorgjija”, mega koncertet me rastin e festës së madhe 11 Nëntori, 11 Tetori, Defile Folklorike, Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës, Dita e Pavarësisë së RMV dhe shumë ngjarje të tjera, të cilat janë vetëm një pjesë e projekteve në të cilat të gjitha bashkësitë etnike, fëmijët dhe të rinjtë nga secila shkollë komunale, të gjitha shoqëritë kulturore dhe artistike dhe artistët vendor, shoqërohen, argëtohen, krijojnë dhe kultivojnë bashkëjetesën dhe unitetin.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст