Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Në Gjilan u mbajt takimi për bashkëpunim ndërkufitar për ndërtim dhe modernizim të Tregut të Gjelbër

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, i shoqëruar nga përfaqësues të administratës komunale dhe drejtori i NP” Tregu” – Kumanovë është në vizitë në Komunën e Gjilanit. Ky delegacion ka realizuar takim me Kryetarin  Komunës së Gjilanit Lufti Haziri, me Kryetarin e Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Kryetarin e Komunës së Kriva Pallankës, Borianço Micevski. Qëllimi i këtij takimë është koordinimi për projektet për bashkëpunim ndërkufitar, ku komunat Kumanovë dhe Gjilan e kanë fituar projektin nga Komisioni Evropian për riparim dhe modernizim të tregjeve.

Kryetari i Komunës Dimitrievski e falënderoi homologun e tij Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin, dhe tha se përmes projekteve të përbashkëta për modernizim të tregjeve do të përfitojnë tregtarët. Ai shtoi se implementimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm dhe do të ketë efekt afatgjatë në të ardhmen, pasi që vetëm kështu mund të rritet bashkëpunimi për projekte të përbashkët dhe të rëndësishëm për qytetarët e të dy komunave.

Nga ana e grupeve të punës në takim janë prezantuar edhe projektet.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст