Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

“Si të bëhemi person i suksesshëm sportiv dhe i shëndetshëm” – tribunë publike

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

 

Në organizimin e Forumit Qytetar – Kumanovë, mbrëmë është mbajtur ligjërata për stilin e jetës së shëndetshme dhe aktive, e dedikuar për popullatën e re, në sallën e madhe të objektit të ish-organizatave shoqërore dhe politike në Kumanovë.
U prezantuan temat për të nxitur më shumë interesim tek të rinjtë për aktivitetet sportive, për të reduktuar mundësinë e deformimeve gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre.
Në manifestimin edukativ, prezantimet e tyre i mbajtën përfaqësues të shquar nga fusha e mjekësisë dhe kulturës sportive, nga Maqedonia dhe ish-Jugosllavia.
Një fjalim të veçantë për të pranishmit mbajti legjenda e basketbollit jugosllav Zoran Sllavniq, i famshmi Moka, i cili me historinë e tij jetësore sportive i dha simbol të veçantë kësaj ngjarjeje.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст