Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

“Të vegjël, por këngëtarë të mëdhej”- mbrëmje muzikore

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Të pranishmit në sallën e INQK “Trajko Prokopiev” – Kumanovë, sonte patën rastin të ndjekin manifestimin muzikor, të organizuar nga Shoqata e Kulturës dhe Artit MULTI ART dhe TV Plus.
Projekti është realizuar me mbështetjen e Sektorit të Kulturës në Komunën e Kumanovës.
Në skenë performuan 17 interpretues të talentuar të moshës 5 deri në 15 vjeç nga Kumanova, Kratova dhe Kriva Pallanka, duke interpretuar këngë nga zhanre të ndryshme muzikore.
Çdo shfaqje shoqërohej me koreografi nga studiot e baletit ULTRA, MAK, FUSION, SKILL FACTORY dhe klubi i vallëzimit Dinamik.
Në manifestimin kulturo-artistik morën pjesë përfaqësues nga administrata komunale.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст