Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarët e 30 komunave nga Maqedonia dhe Bullgaria do ta zhvillojnë bashkëpunimin tejkufitar

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Asociacioni dhe administratat e vetëqeverisjeve lokale, përmes projekteve të ndryshëm do të punojnë për shpejtimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në rajonin tejkufitar, për avancim të interaksionit social si dhe zhvillimin dhe avancimin e kualitetit të jetesës në këto qytete. Më shumë se 30 kryetarë komunash nga Maqedonia dhe Bullgaria e mbajtën takimin e parë të punës ku u themeluar Asociacioni i qyteteve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Qëllimi i këtij asociacioni është vendosja e dinamikës më të mirë në zhvillimin e bashkëpunimit tejkufitar dhe intensifikimi i të njëjtit. Inicues të krijimit të Asociacionit janë kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe kryetari i Komunës së Qustendilit, kurse selinë do ta ketë në të dy qytetet.  Nikoqiri i takimit, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, deklaroi: “Tema e bashkëpunimit tejkufitar është skploruar shumë herë, por asnjëherë nuk është realizuar plotësisht. Në të gjithë këta qytete, ka aq shumë potencial, kemi ide konstruktive, dëshirë dhe shumë besim, që së bashku të krijojmë masa efikase për zhvillim ekonomik, por edhe për kohezion social. Ky hap paraqet interes të përbashkët të qyteteve të të dy vendeve, dhe konkretisht dhe faktikisht e inkurajon zhvillimin harmonik, të balansuar dhe të qëndrueshëm tejkufitar”. Në takimin e parë të punës së Asociacionit të qyteteve nga Maqedonia dhe Bullgaria, kryetarët e pranishëm të komunave të dy anëve të kufirit, i shfaqën pritshmëritë e dhe mendimet e tyre, se si duhet të rrjedhë ky bashkëpunim, në ç’drejtim të lëvizë dhe si qytetet të drejtohen drejt perspektivave të reja. Asociacioni dhe administratat e vetëqeverisjeve lokale, përmes projekteve të ndryshme, në masë të njëjtë do të punojnë për shpejtimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në rajonin tejkufitar, në avancimin e interaksionit social si dhe në zhvillimin dhe avancimin e kualitetit të jetesës në këto qytete. https://www.youtube.com/watch?v=ONbb2hewGDQ&feature=youtu.be

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст