Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kumanova

Kumanova, qyteti i kulturave, religjioneve dhe traditave të ndërthurura, kujtimeve dhe bashkëjetesës. Qyteti në të cilën ju ecni nëpër Hyqymet-Sokagi, një nga rrugët më të vjetra (tani rr. 11Tetori), ku do të hasni shume zeje të vjetra do të shijoni ushqime të shijshme, do të dëgjoni shumë legjenda. Këtu kënga dhe shakaja do t’ju mirëpresin çdo hap. Qyteti i humoristit të famshëm Batko Gjorgjia, për të cilin do të dëgjoni nga të gjithë diçka. Ndodhet në pjesën verilindore të Maqedonisë, në një lartësi mbidetarre prej 340 metra. Kumanova gjendet në kryqëzimin e dy korridoreve më të rëndësishme në vend (Korridori 8 – Korridori 10). Sipas numrit të banorëve, Kumanova është komuna më e madhe në Maqedoni, që mbulon një sipërfaqe prej 509.48 km2. Karakteristikat e klimës së butë kontinentale mbizotërojnë mbi të gjitha stinët. Qyteti i rebelimit dhe revolucionit, Kumanova sot është një qendër e vërtetë multietnike.

Demografia

Për çështjen e demografisë së Kumanovës dhe rrethinës, mund të konkludohet se struktura demografike e popullsisë është një indikator i rëndësishëm i zhvillimit dinamik të saj, që është një element i rëndësishëm për zhvillimin e zonave të caktuara. Veçoritë natyrore gjeografike kanë mundësuar që Kumanova të banohej që nga koha parahistorike, për çka dëshmojnë shumë vende nga kjo periudhë. Ardhja e sllavëve në shekullin e VI në Ballkan dhe në këto pjesë, ka lënë në përbërjen e popullsisë, por, edhe depërtimi i turqve në shekullin e XIV dhe sundimi pesë shekullor i tyre, gjithashtu ka reflektuar në strukturën e popullsisë. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1900 në Kumanovë dhe rrethinë banorët janë regjistruar si: maqedonas, serbë, shqiptarë, turq, romë, tatarë, çerkezë, grekë, hebrenj… Pas luftërave serbo-turke të periudhës 1876/78 në Kumanovë shpërngulen rreth 3.000 emigrantë nga Hapësirat serbe, të ashtuquajturit Muhaxhirë, gjë që ndikoi fuqishëm në strukturën etnike të popullatës në qytet, gjegjësisht në zhvillimin e përgjithshëm dhe rritjen e qytetit. Të dhënat statistikore në dispozicion mundësojnë monitorim më konkret të popullsisë në rrethinën e Kumanovës që nga viti 1900 deri sot. Komuna e Kumanovës në kuadër të ndarjes së re territoriale në gusht të vitit 2004, është komuna më e madhe në vend me 103,205 banorë. Struktura e popullsisë në komunën e Kumanovës është heterogjene edhe atë jo vetëm në qytet, por edhe në zonat më rurale, ku jetojnë banorë të etnive dhe grupeve të ndryshme etnike e arsimore; të moshave dhe gjinive të ndryshme, me tradita, fe dhe doke të ndryshme, profesione të ndryshme, si dhe karakteristika të tjera.

Veçoritë natyrore-gjeografike

Kumanovë dhe zona përreth, gjendet në pjesën veriore të vendit. Ky territor, në veri ka Kozjakun në fushën e fs.Mëglince në luginën e Mala Reka dhe në jug mef. Zhivinje. Nga pjesa më veriore deri në pjesën më jugore të Kumanovës, distanca në linjë ajrore është 43 km, kurse në lindje-perëndim 50.4 km. Kumanovë nga fqinjtë e sajë është e ndarë nga maletve e vjetra gramade. Në perëndim ngriten kufijtë me Malin e Zi të Shkupit, që në këtë rajon është i njohur si Karadak. Në veri janë shpatet e Ruenit, ndërsa shpatet e malit Kozjak lëshohen drejtë fushës së Tërgovishtes. Në lindje është mali German me kodrën Slavishka, kurse në anën jugore dhe jug – lindore ësht mali i Gradishkës që e ndanë fushën e Kumanovës nga Shkupi dhe Ovçe Polja. Rajoni i Kumanovës (Komuna e vjetër e Kumanovës) brenda të cilës ekzistojnë sot pesë njësi të vetëqeverisjes lokale (Kumanovë, Staro Nagoriç, Likovë Orashac dhe Kleçovcë), mbulojnë një sipërfaqe prej 1212 kilometra katrorë, që përfaqëson 4.71% të territorit të Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën janë 110 vendbanime, të banuar kryesisht me popullatë etnike heterogjene. Në të kaluarën, përmes kësaj zone kanë kaluar rrugë të rëndësishme nëpër të cilat janë vënë lidhje midis zonave përreth Adriatikut me ata rreth Detit Egje dhe Detit të Zi. Sot për Kumanovën dhe zonën e saj ka rëndësi të madhe lugina Moravë – Vardar nëpër të cilën kalon vija hekurudhore e ndërtuar në vitin 1800, si dhe rruga e asfaltuar në jug të Kumanovës është një autostradë moderne. Në drejtim paralel përdoren dy drejtime: njëri përmes Kriva Pallankës për Bullgari dhe Turqi, ndërsa tjetri shkon në juglindje, përmes Ovçe Poles mbanë lidhjet me vendbanimet e Maqedonisë Lindore. Struktura gjeologjike e Kumanovës është e ndryshme, dhe u përket kryesisht dy zonave: asaj të Vardarit dhe Rodopeve. Malet kryesisht i përkasin masës së Rodopeve që konsiderohet si më e vjetër. Kjo pjesë përfshinë malet: Malin e Zi të Shkupit, Ruen dhe Kozjak. Në perëndim të Kumanovës shtrihet kufijtë e Malit të Zi të Shkupit ku është maja më e lartë në këtë zonë, Rama me 1651 metër. Pjesa veriore e zonës përfshinë pjesë të malit Ruen, pjesa më e madhe e të cilit është në Serbi. Në lidje të Ruenit është mali me lartësi të mesme Kozjak, i njohur nga historia e kohëve të fundit në pjesën më të madhe për luftimet e Luftës së Dytë Botërore, si dhe për mbajtjen e Mbledhjes së parë të KAÇKM-së, më 2 gusht 1944, në manastirin “Prohor Pcinjski”. Mali Kozjak kryesisht shtrihet mes dy lumenjve më të mëdhej në këtë zonë, Pçinja dhe Kriva Reka. Gryka e Bislimit e lumit Pçinja është një vend i pasur me bukuri natyrore. Për shkak të fuqisë së shkëmbinjve, gryka ngjan një kanion me shpella të shumta në anët shkëmbore. Përveç këtyre dy lumenjve në rajonin e Kumanovës hasen edhe ujëra nëntokësore, uji mineral dhe rezervuare artificial. Përveç lumenjve Pçinja dhe Kriva Reka, lumenj të mëdha në këtë rajon janë Lumi Kumanova që formohet nga rrjedha e lumit të Likovës dhe lumit të Kojnares, pastaj lumit të Sllupçanit, Hotlës dhe Mateçit. Në zonën e Likovës, në lumin e Likovës janë ndërtuar dy diga: Diga harkore e betonit, e Likovës, e ndërtuar në vitin 1958, 37 metra e lartë me një sipërfaqe prej 0.40 km2 dhe Diga e Gllazhnjës, gjithashtu me hark betonik, e ndërtuar në vitin 1971, 80 metra e lartë 344 metra gjatësi, liqeni mbulon një sipërfaqe prej 0.97 kilometra katrorë. Ekzistojnë disa burime të ujit mineral në rajonin e Kumanovës. Më të njohur janë ato në fshat Priovcë, pastaj në Likovë, në afërsi të fshatit Stërnovac, në Kleçhovcë, etj. Deri më tani, ujërat shëruese nga këto burime janë përdorur vetëm ai i f. Priovcë, me Banjën e Kumanovës, dhe ujërat minerale të f. Priovcë dhe Kleçovcë. Temperatura e ujit të burimit Priovcë është 28 gradë. Si karakteristika klimatike të Kumanovës do të përmendim disa. Temperatura më e ulët e regjistruar në zonën e Kumanovës është -24 gradë C, e matur më 27 janar 1954 dhe më e larta +40 gradë C, më 22 gusht, 1952. Reshjet mesatare vjetore arrijnë 549.3 mm për metër katror. Era më e shpeshtë në këtë rajon është veriu, e ndjekur nga veriperëndimi. Veriu zakonisht frynë në janar, qershor dhe korrik, kurse era veriperëndimore zakonisht nga maji deri në tetor. Ndriçimi mesatar i Kumanovës në nivel vjetor është 2.200 orë. Pasuritë natyrore në Kumanovë janë të ndryshme. Përveç ujit, karakteristike është toka pjellore, flora dhe depozitat metalike dhe jo-metalike të mineraleve të ndryshme. Nga depozitat metalike më e njohur është miniera e antimonit-arsenit në sf. Llojan, ndërsa jo-metale janë rezervat e basalit dhe glinës afër fshatit Mllado Nagoriçan. Në fshatin Likovë përdoren travertat, kurse gjenden edhe gurët e mermerit në Vuksan.

Historia

Faktet e para rreth zonës së banuar të Kumanovës datojnë nga viti 1519 dhe burimi i informacionit vjen nga arkivat e Stambollit të Turqisë. Në fillim, kjo zonë ishte e banuar nga 52 familje dhe 300 banorë. Të dhënat më të hollësishme janë nga Evlija Çelebia, i cili udhëtoi në rajon dhe vuri në dukje me sa vijon: “Zona e banuar e Kumanovës gjendet në territorin e Sanxhakut të Shkupit. Qyteti ka shumë lumenj dhe rreth 600 shtëpi të mbuluara me tjegulla. Xhamia, e vendosur në zonën tregtare, është e bukur dhe ka një shkollë (medrese), një hamam, një qendër tregtare, ndërsa klima e qytetit është e butë. Ka shumë vreshta dhe toka ku mbillen pemë të ndryshme.” Kumanova u bë një zonë urbane me një qendër administrative, Nahijat, në fund të shekullit të XVI – të ose në fillim të shekullit të XVII – të. Pas kryengritjes së Karposhit në vitin 1689, Kumanova hyri në një periudhë stagnimi dhe deri në fund të shekullit të XVIII-të ishte një kasaba turke (qytet i vogël). Në fund të shekullit të XIX-të, qyteti përjetoi rritje ekonomike (bujqësi, zeje dhe tregti), por nuk pati zhvillim të rëndësishëm industrial deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pas vitit 1945, Kumanova po përjeton një zhvillim të shpejtë ekonomik, administrativ dhe kulturor. Sot, është një qytet modern me më shumë se 105,484 banorë. Si rezultat i historisë së pasur dhe rrethinës, ka shumë pika referimi historike dhe kulturore në territorin e qytetit dhe zonës përreth, që datojnë nga kohët parahistorike deri në të tashmen. Vendet më të vjetra janë: Shpella Kostoperska, Gradishte pranë fshatit Pelincë, vendi neolitik pranë fshatit Nagoriç i Poshtëm, Kisha e Shën Gjergjit (Staro Nagoriç) e ndërtuar në 1071, e rikonstruktuar në 1318 dhe kisha e Shën Mërisë (fshati Matejç) nga viti 1350 janë objektet më të famshme kulturore dhe fetare të kësaj epoke. Nga shekulli i 1XVII-të mbeten tiparet e mëposhtme në Kumanovë: kisha Sv. Petka në fshatin Staro Nagoriç, Eski Xhamia, kisha e Shën Nikollës dhe manastiri në fshatin Gradishtë.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст