Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ekspozita ndërkombëtare e pikturave “Karpino 2021”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në IK Qendra e Kulturës “Trajko Prokopiev” – Kumanovë u hap ekspozita ndërkombëtare artistike “Karpino 2021”, organizuar nga qendra multimediale “Karpino” – Kumanovë, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës. Kjo ekspozitë tradicionale mbahet për të 19-tën herë, për nder të festës së 11 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të qytetit tonë. Sivjet marrin pjesë dhjetë artistë nga RMV dhe një nga Serbia me gjithsej njëzet piktura të ekspozuara, duke prezantuar punimet e tyre në disa teknika. Ekspozitën e hapi sekretari i Komunës së Kumanovës Aleksandar Gelevski.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст