Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Kumanovës

Sot në Komunën e Kumanovës është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim përmes projektit: Tregu i qëndrueshëm i prodhimeve të freskëta bujqësore në komunat Gjilan dhe Kumanovë. qëllimi i projektit është maksimalizimi i shitjes dhe fitimit nga prodhimet e freskëta lokale bujqësore në komunat Gjilan dhe Kumanovë, përmes modernizimit të tregjeve të gjelbër përmes arritjes së qëllimeve specifike. Konkretisht, në Komunën e Kumanovës, është paraparë riparimi i konstruksionit të kulmit në tregun e gjelbër me zgjidhje efikase ekologjike dhe energjetike dhe riparimi i nyjeve sanitare. Në kuadër të projektit janë paraparë aktivitete të llojit të organizimit të trajnimeve për bujqit, për plasim më të mirë dhe rritje të shitjes, organizimin e tregjeve mobil për shitje të prodhimeve të freskëta bujqësore si dhe organizimin e javëve tej kufitare për pjesëmarrje të përbashkët të bujqëve në tregjet e të dy komunave.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст