Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Nënshkruhet Marrëveshja për partneritet me Komunën Bansko (Bullgari)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Një delegacion i Komunës së Kumanovës, ka realizuar takim pune në Komunën Bansko dhe atë të Dumnicës në Bullgarinë fqinje. Në këto takime janë shqyrtuar mundësitë për thellim të bashkëpunimit dhe aplikimit të përbashkët në thirrjen për propozimet projektuese të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit Evropian, ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Në Komunën Bansko, delegacioni i Kumanovës realizoi takim me Kretarin e Komunës, z – ri Ivailo Rhov dhe administratën e tij që punon në përgatitjen e propozim – projekteve, ku si partnerë paraqiten “Fondacioni për Kulturë dhe Sport” i Komunës së Kumanovës, partner udhëheqës dhe “Leximorja Popullore Dimitar Blagoev 1925” Dobriniste, R. e Bullgarisë, partneri nr. 2, me titull: “Cooperation in Visual Arts for promoting the region’s cultural identity “.

Në këtë takim është rënë dakord për nënshkrim të “Marrëveshjes për partneritet”, për herë të dytë, ndërmjet Bibliotekës “Tane Georgievski” Kumanovë dhe “Leximores Popullore Nikolla Vapcarov” Komuna Bansko.

Në Komunën e Dumnicës, me nikoqirin, zëvendës Kryetarin e Komunës për projekte evropiane, z – ri Krasimir Georgiev, në parim është arritur marrëveshje për aplikim të përbashkët në një propozim – projekt infrastrukturor për adaptim dhe riparim të objektit të mbrojtur “Shtëpia e Qytetit” (ish – hoteli “Selaniku”) në Komunën e Kumanovës. Është rënë dakord që takimi i radhës të mbahet në Komunën e Kumanovës, me qëllim që të nënshkruhet “Marrëveshje e partneritetit” dhe aplikimi i përbashkët i Komunës së Kumanovës dhe Komunës së Dumnicës.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст