Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Të nderuar, Dëshirojmë t’ju informojmë se Komuna e Kumanovës, në kuadër të planeve të saj për zhvillim të ekonomisë në territorin e komunës sonë dhe Rajonit Verilindor të Planifikimit, është në një fazë të avancuar të investimeve në zonën e re të zhvillimit industrial Novini dhe Reçica, e vendosur në veri të qytetit, drejt kufirit me Republikën e Serbisë, në autostradën E 75, Beograd-Athinë. Zona industriale mbulon një sipërfaqe prej 65 hektarë tokë ndërtimore, me dedikim G 2 (industri e lehtë dhe jo-ndotëse) dhe dedikim B (njësi të mëdha tregtare – qendrat tregtare dhe hotele). Sot, më 09.04.2021 (e Premte), duke filluar nga ora 11.00, komuna e Kumanovës do të mbajë një prezantim on-line, i cili do të prezantojë mundësitë e investimit, mënyrën dhe procedurën për blerjen e pronës për investime në zonën e re industriale. Nëse dëshironi të merrni pjesë në prezantim në interes të prezantimit transparent të mundësive të investimit në këtë zonë industriale, ky është linku për t’u kyçur në prezantim:

Join Zoom Meeting
https://us02web.zoom.us/j/81351198384?pwd=VEdMd0RTL1pEZjdaNFNSSFcwb0kydz09

Meeting ID: 813 5119 8384
Passcode: 972124

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст