NJOFTIM nga mbledhja e dytë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më 22.05.2024
Pas paraqitjes së reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme (21.05.2025) dhe konstatimit të turbullimit të ujit në ujësjellës, u mbajt mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku morën pjesë përfaqësues nga Komuna e Kumanovës, NP Ujësjellësi, NP Pastrimi dhe Gjelbërimi, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qendra e Shëndetit Publik. Në takim u nxorrën konkluzionet dhe rekomandimet e mëposhtme:
- Sipas informacioneve të marra për gjendjen e ujit që vjen përmes ujësjellësit në stacionin e filtrimit, se turbullimi i ujit është në rënie, njëzëri u vendos që uji të lëshohet në ujësjellësin e qytetit të Kumanovës për përdorim teknik. Për shkak të trajtimit kimik (klorinimit), ai do të lëshohet gradualisht.
Vini re: Uji nuk duhet të konsumohet pa trajtim termik (pa u valuar). - Sistemet e ujësjellësit në zonën e lartë (lagjja “Karposh”, pjesë e vendbanimit “Pero Çiço” (Banevo Tërllo), “Ajduçka Çeshma”, lagjja “Igo Triçkoviq” (Pukovsko), rezervuari afër rrugës “Bajram Shabani”, f. Çerkez dhe lagja “Stacioni Hekurudhor” aktualisht funksionojnë veçmas dhe ai ujë mund të përdoret pa pengesa.