Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e dyzetë e tretë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 21.05.2020 (e enjte)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (korona virus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Komuna e Kumanovës po bënë përpjekje për vënien në funksion të transportit publik në komunë, i cili po ballafaqohet me probleme serioze teknike, me kryerësit e transportit, të cilët si edhe subjektet tjerë juridik të në fushën e ekonomisë në qytet janë goditur nga kriza kovid. Kërkojmë nga Qeveria e RMV t’u dalë në ndihmë kërkesave të transportuesve publik në Komunën e Kumanovës, dhe të miratojë vendim për subvencionim të transportit publik në qytet me 30 denarë për kilometër të kaluar dhe të sigurojë mjete nga buxheti i RMV.

Nëse nuk ka mundësi financiare për subvencionim, dhe pasi që buxheti modest komunal nuk lejon që këtë gjë ta bëjmë me mjete vetanake, propozojmë që të sigurohet një sasi adekuate e derivateve të naftës nga mallrat rezervë, që do të shfrytëzoheshin për nevojat e kryerësve të transportit publik në KOmunën e Kumanovës gjatë kohës së krizës kovid, me çka do t’i mbulonin një pjesë të harxhimeve materiale, në mënyrë që kompanitë të mos punojnë me humbje dhe të munden pa pengesa ta respektojnë kontratën me komunën dhe ta kryejnë transportin publik.

 

  • Kërkojmë nga SPB Kumanovë të ndërmarrë masa më rigoroze dhe kontrolla më të  shpeshta ndaj transportuesve në të zezë në territorin e komunës së Kumanovës.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст