Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 24.11.2020

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e Pesëdhjetë e katërt e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandilm të përhapjes së sëmundjes COVID – 19 (koronavirus). Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësuesit e Shtabit komunal, përfaqësues institucionesh, organizatash, dhe ndërmarrje publike. Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime:

  • Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim u rekomandon personave udhëheqës të të gjithë insitucioneve që të organizojnë dezinfektim të rregullt të hapësirave të tyre;
  • Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim u rekomandon edhe administratorëve të ndërtesave të banimit, në kuadër të mundësive të tyre, ta bëjnë dezinfektimin më të shpeshtë të hapësirave të përbashkëta në ndërtesa;
  • U apelojmë qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më saktë, disntancën sociale deri në 2 m, mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe të mos grumbullohen në vende të hapura, si dhe në vende të mbyllura.

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe më tutje do ta monitorojë gjendjen dhe do të reagojë me kohë.

 

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст