Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për realizim të dezinsketimit terestiko – adulticid në territorin e Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Më 27.06.2020 (e shtunë), D.P.T.U. PLANT MEDIKA shpknjp në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës do ta realizojnë dezinsektimin e dytë terestik në zonën e qytetit të Kumanovës për shkatërrimin e formave të rritura të mushkonjave.

Dezinsektimi do të kryhet në mëngjesin e hershëm nga ora 01.00 – më 27.06.2020, vetëm në kushte të favorshme të motit. Nëse rastësisht moti është me shi ose me erë të fortë, dezinsektimi shtyhet për ditën e nesërme ose eventualisht për ditën tjetër me kushte të favorshme të motit.

Sipas një plani të përgatitur më parë për dinamikën e aktiviteteve, specifikimet teknike, do të përfshihet sipërfaqja prej 200 ha do në vendet e mëposhtme – zonat përgjatë lumenjve Kumanova, Kojnarja dhe Likova dhe zona e qytetit.

Për dezinsektim, do të përdoret produkti KULFAK 50 EC në një përqendrim të përshkruar nga prodhuesi sipas udhëzimeve për përdorim.

Komuna e njofton me kohë publikun përmes mediave për kohën dhe mënyrën e kryerjes së masave të dezinsektimit dhe për masat mbrojtëse që duhet të merren nga qytetarët, me theks të veçantë për bletarët që duhet të informohen për të mbrojtur kosheret e tyre të bletëve.

Back to top
Големина на фонт