Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Projekt për avancimin e kohezionit social

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në SHFK “Kristijan Karposh” është mbajtur aktiviteti sportiv, që është në kuadër të projektit të USAID – it për “Avancim të kohezionit social në Maqedoni”. Morën pjesë nxënës të bashkësive të ndryshme etnike nga shkollat Kristijan Karposh, Toli Zordumis, Bajram Shabani dhe Jeronim De Rada, si dhe anëtarët e Shoqatës për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive, Inkluziva. Projekti e implementon organizata ndërkombëtara Kërkimi i bazës së përbashkët në Maqedoni, në bashkëpunim me partnerët lokal Shkollat e hapura argëtuese të futbollit. Ky projekt ka për qëllim ta përforcojë interaktivitetin ndëretnik ndërmjet fëmijëve dhe të rinjve dhe ta avancojë arsimimin ndërkulturor. Përveç në Kumanovë, aktivitete të tilla do të mbahen edhe në shkollat fillore të Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Dibrës dhe Radovishit.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст