Shënohet festa e “Ujit të shenjtë”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Me rastin e festës së “Ujit të shenjtë”, sot Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, ishte i pranishëm në pishinën e mbyllur të qytetit ku u hodh Kryqi i Shenjtë. Kryetari i Komunës personit mëme fat i uroi shumë shëndet dhe sukses dhe i dha atij një dhuratë nga vetëqeverisja lokale.
Më parë, në Kejin e qytetit, peshkatarët sportive festuan festën e ujit të shenjtë, ku gjithashtu ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës Dimitrievski.
Sot, me rastin e festës së madhe krishtere “Uji i shenjtë”, u mbajt një manifestim tradicional “Pivtijada”, i organizuar nga Qendra multimediale “Karpino” dhe me mbështetjen e Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Duke u shërbyer “pivtije” dhe duke e dorëzuar vendin e nunit për vitin e ardhshëm, Qendra Multimedia “Karpino” ka organizuar këtë manifestim për herë të katërt.

Back to top
Големина на фонт