Thirrje publike
Në bazë të nenit 29, paragrafi 1 nga Ligji për tatimet e pronës (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04, 92/07, 102/08, 35/11, 53/11, 84/12, 188/13, 154/15, 192/15 dhe 23/16) dhe nenit 3, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për taksat komunale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04, 64/05, 92/07, 123/12, 192/15, dhe 23/16) Komuna e Kumanovës shpallë
FTESË PUBLIKE
Për parashtrim të fletëparaqitjes tatimore për verifikim të tatimit të pronës për vitin 2018 dhe parashtrim të fletëparaqitjes për verifikim të taksave komunale për firma (emërtim) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste për vitin 2018.
Fletëparaqitje tatimore për verifikim të tatimit të pronës për vitin 2018 (Formulari DT) parashtron i obliguari tatimor (personi fizik dhe juridik), edhe atë për:
- Pronën që e ka fituar, ose ka filluar ta shfrytëzojë gjatë vitit 2017, e për të cilën nuk ka parashtruar Fletëparaqitje tatimore (si obligues i ri tatimor, pronë shtesë të fituar që i nënshtrohet tatimit, etj.)
- Pronën e cila ka pësuar ndryshime në pronësi (shitje, etj.)
- Pronën e cila ka pësuar ndryshim në vlerë (tej ndërtim, mbindërtim, përfundim, zgjerim, etj.)
- Të gjithë të obliguarit tatimor (persona fizik dhe juridik) që posedojnë pronë e cila i nënshtrohet tatimit, e që gjatë periudhës së viteve 1994 – 2017 nuk kanë parashtruar fletëparaqitje tatimore për verifikim të tatimit të pronës.
Fletëparaqitja tatimore parashtrohet deri te Komuna e Kumanovës – Seksioni për administrim me të hyrat në territorin e së cilës ndodhet prona, më së voni deri më 31 janar të vitit 2018.
Vërejtje: I obliguari tatimor që ka parashtruar fletëparaqitje tatimore gjatë periudhës 1994 – 2017 e që nuk ka ndryshime në pronësi ose në vlerën e pronës, nuk parashtron fletëparaqitje tatimore.
Të obliguarit tatimor që nuk do të parashtrojnë fletëparaqitje tatimore në afatet e parapara sipas kësaj FTESE PUBLIKE, do të gjobiten me para për kundërvajtjet e shkaktuara në përputhje me Ligjin për tatimin e pronës.
Fletëparaqitje për verifikim të taksës komunale për firmë në hapësirat afariste gjegjësisht njësitë afariste parashtrojnë fletë të obliguarit tatimor (ushtrues të pavarur të veprimtarisë dhe persona juridik), edhe atë për:
- Firmë të regjistruar (emërtim) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste për kryerje të veprimtarive adekuate të cilët deri tani nuk kanë parashtruar fletëparaqitje deri te organi kompetent për verifikim të obligueshmit në bazë të taksës komunale.
- Të obliguarit me taksa që kanë parashtruar fletëparaqitje për verifikim të obligimit me taksë komunale për firmë (emërtim) të hapësirës afariste, gjegjësisht njësisë afariste te të cilët gjatë kësaj periudhe ka ndryshime.
KOMUNA E KUMANOVËS