Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga mbledhja e tretë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Njoftim

nga mbledhja e tretë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim

Sot në ambientet e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së COVID-19 (koronavirus-it). Në mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe ndërmarrjeve publike. Në këtë mbledhje u miratuan rekomandimet, konkluzionet dhe masat e mëposhtme:

– Komuna e Kumanovës, përmes Sektorit për Kulturë, Sport, Mbrojtje Sociale, Mbrojtje të Fëmijëve dhe Mbrojtje Shëndetësor, do të subvencionojë familje të rrezikuara sociale në territorin e Komunës së Kumanovës (pako ushqimore, produkte themelore të higjienës personale …)

– Komuna e Kumanovës do të kërkojë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dy automjete, të cilat do të përdoren për dezinfektim dhe pastrim të rrugëve, dhe nëse nuk sigurohen, ky prokurim do të implementohet nga Komuna e Kumanovës.

– Komuna e Kumanovës do t’i kërkojë NP “Tregu” Kumanovë që ta mbyllë tregun për gjëra të vjetra dhe, gjithashtu, i informojmë qytetarët se tregu i kafshëve tashmë është i mbyllur.

– Komuna e Kumanovës do të vendosë mjete dezinfektuese në vendet publike të qytetit (dy sheshe, kej, pishinë, Sokolana, objekte fetare dhe vende të tjera publike në qytet). Ndërmarrjet publike do të jenë të detyruara ta zbatojnë vetë këtë masë, d.m.th., të vendosin dezinfektues në hyrjet e ndërmarrjeve.

– Ekipet që ndihmojnë personat e sëmurë dhe të pa mundur do të jenë në dispozicion midis orëve 08:00 dhe 14:00.

– Ndërmarrjet publike janë të detyruara të sigurojnë prokurim të instrumenteve teknike – matës të teperaturës pa kontakt dhe kontroll ditor të punonjësve gjatë fillimit të detyrave të punës, si dhe të palëve. Gjatë kontrollit, nëse ndonjë prej stafit ose palëve konstatohet se ka temperaturë të lartë, t’i drejtohet mjekut amë për veprime të mëtutjeshme.
Është e nevojshme të dezinfektohen ndërtesat komunale.

– Ndërmarrja publike “Pastrimi dhe gjelbërimi” dhe NJTKZ Kumanovë të vazhdojnë me dezinfektimin e hapësirave publike.

– Sektori për Mbikëqyrje Inspektuese i Komunës së Kumanovës të vazhdojë me procedurën e informimit të menaxherëve të ndërtesave të banimit për dezinfektimin e hyrjeve, hapësirave të përbashkëta, ashensorëve në të gjitha ndërtesat e banimit.

-Sipas përfaqësuesit të Qendrës së Shëndetit Publik, ka përfunduar procedura e dezinfektimit të shkollave fillore dhe të mesme.

 

 

Komuna e Kumanovës

Kryetar,

—————————–

Maksim Dimitrievski

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст