Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e njëzetë e pestë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 09.04.2020 (e enjte)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje janë miratuar këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse që përkohësisht ta mbyllë Repartin gjinekologjik – akusherik në Spitalin e Përgjithshëm – Kumanovë, për shkak të gjendjes së paraqitur rishazi me rritjen e numrit të stafit shëndetësor që kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID 19 dhe njëherit të bëhet kontroll urgjent i kapaciteteve të tjera në Spitalin e Përgjithshëm – Kumanovë, të bëhet vlerësimi i rrezikut dhe të mundësohet funksionim pa pengesa të reparteve të tjerë në Spital, si dhe të sigurohen kapacitete shtesë të personave profesioni9stë në QSHP – Kumanovë.
  • Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i sëmundjeve ngjitëse dhe IPSH – Shkup, t’u japë përparësi testeve për të gjithë briset e marra në territorin e Komunës së Kumanovës për stafin shëndetësor, dhe njëherit, me kohë ta informojnë QSHP – Kumanovë, për rezultatet pozitive dhe negative nga testet, për shkak të faktit se për numrin më të madh të briseve që janë dërguar për analizië, nuk merren rezultatet me kohë, me çka llogarisim se po krijohet pasqyrë jo reale epidemiologjike në Komunën e Kumanovës
  • U apelojmë qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe orën policore dhe pa nevojë urgjente të mos dalin gjatë orës policore dhe nëse kanë nevojë për barna, me to të furnizohen para fillimit të orës policore, përveç në raste urgjente.
  • U apelojmë qytetarëve që për lëvizje të lirë të mos keqpërdoret masa për kryerje të punëve bujqësore.

 

 

 

                Komuna e Kumanovës

                           Kryetar,

                  Maksim Dimitrievski

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст