Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e njëzetë e katërt e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 08.04.2020 (e mërkurë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje u miruatuan këto rekomandime, masa dhe konkluzione:

 

  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Komisioni i sëmundjeve ngjitëse ta urdhërojë Institutin e Shëndetit Publik që në bazë ditore të dorëzojë rezultate për të gjithë personat e testuar për COVID 19 për të cilët më herët ka dorëzuar kopje testimi nga QSHP Kumanovë. Njëherit kërkojmë të hapen pika shtesë në Komunën e Kumanovës për testim të personave dhe të njëjtat të vihen në funksion.
  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratojë urdhëresë me të cilët do të ndryshojë dhe plotësojë ligji për banim me çka do të obligoheshin banorët të bëjnë dezinfektimin e rregullt në ndërtesat e banimit për të cilët kanë nënshkruar marrëveshje për mirëmbajtje. Njëherit të njëjtat do të kyçen në procedurë dezinfektimi gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme në qendrat kolektive të banimit dhe objektet tjerë me të cilët kanë bërë marrëveshje për mirëmbajtje të higjienës.
  • Obligohet Komuna që ta mbyllë tregun e gjelbërt të hapur përkohësisht në qytet, kurse në tregun qendror ta kryejnë veprimtarinë ashtu siç paraprakisht është rekomanduar nga SHKMSH, duke i respektuar rekomandimet e Qeverisë.
  • Obligohet Komuna të bëjë riorganizimin e punës së personelit ndihmës dhe personellit tjetër në Shtëpinë e Pleqve “Zafir Sajto” – Kumanovë, dhe sipas nevojës të kyç personel tjetër ndihmës nga institucionet tjera publike për nevojat e Shtëpisë së Pleqve “Zafir Sajto” – Kumanovë, në mënyrë që të sigurohet puna pa pengesa e saj.
  • U rekomandohet të gjithë dhënësve të shërbimeve (shpedicione, banka, AMLM etj.) që punojnë në vendkalimin kufitar Tabanoc që ta rregullojnë mënyrën e punës së tyre në përputhje me urdhëresat dhe rekomandimet e Qeverisë, me theks të veçantë në respektimin e distancës, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të objekteve që kryejnë veprimtari.
  • U rekomandohet qytetarëve që të mos i shfrytëzojnë parqet e fëmijëve dhe parqet argëtues në territorin e Komunës së Kumanovës, që janë të mbyllur dhe janë shënuar me trakë, dhe obligohet Komuna ta mbyllë për përdorim parkun e qytetit Sokolana.
  • Obligohet SHKMSH të miratojë Vendim me të cilin do të përcaktoheshim operatorët ekonomi – marketët prej ku do të siguroheshin vetëm artikujt më të domosdoshëm, në përputhje me kërkesat prioritare të qytetarëve gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes në territorin e Komunës së Kumanovës. Ky Vendim të pësojë ndryshime nëse paraqiten edhe operatorë tjerë ekonomik – markete.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст