Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Shpallen zjarrëfikësi dhe polici më i mirë për vitin 2023 në Komunën e Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Tradicionalisht në Komunën e Kumanovës janë pritur më të suksesshmit në profesionet e tyre. Janë shpallur zjarrfikësi dhe polici më i mirë për vitin që po kalon.
Pjesëtari më i dalluar i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve të Kumanovës është Daniell Gelevski, ndërsa Denis Boshkovski është shpallur polici më i suksesshëm në Stacionin Policor me juridiksion të Përgjithshëm – SPB Kumanovë.
Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Ivana Gjorgjievska, më të dalluarve u ndau çmime të përshtatshme dhe i uroi në emër të komunës, duke iu dëshiruar suksese dhe shëndet në të ardhmen.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст