Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Me dinjitet u shënua 7 Shkurti – dita e rënies së komandantit partizan Hristijan Todorovski Karposh

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në shenjë kujtimi dhe respekti për figurën dhe veprën e heroit kombëtar nga LNÇ, përfaqësues nga Komuna e Kumanovës, të udhëhequr nga sekretari Aleksandar Gelevski dhe delegacione të shumta të institucioneve dhe shoqatave qytetare nga qyteti, sot vizituan Shtëpinë – Muze të Hristijan Todorovski Karposh dhe vendosën lule të freskëta para bustit të tij.
Manifestimi vazhdoi me një program të përshtatshëm kulturo-artistik dhe shikimin e ekspozitës së përhershme historike në shtëpinë përkujtimore.
Manifestimi tradicional, i cili shënoi 80 vjet nga vdekja e komandantit legjendar të Kozjakut, në fund të Luftës së Dytë Botërore (në vitin 1944, afër Bilaçit, Preshevë në Serbi), u organizua nga Lidhja Komunale e veteranëve të LNAM 1941-1945 dhe qytetarë që vazhdojnë vlerat historike nga Lufta Nacionalçlirimtare në Maqedoni.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст