Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE për ndarjen e subvencioneve për nëdrtesat e banimit kolektiv për rregullim të oborreve në Komunën e Kumanovës për vitin 2024

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Bazuar në pikën 5.3. nga Programi i aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës i Komunës së Kumanovës për vitin 2024 (“Feltorja Zyrtare e Komunës së Kumanovës”, nr. 18/2023) dhe pikën 4 dhe pikën 5 të Rregullores për subvencionimin e objekteve kolektive të banimit për rregullimin e oborreve në Komunën e Kumanovës për vitin 2024, Komuna e Kumanovës shpall

THIRRJE PUBLIKE

për ndarjen e subvencioneve për objektet kolektive banesore për rregullimin e oborreve në Komunën e Kumanovës për vitin 2024

  1. Përshkrimi i thirrjes publike

1.1. Komuna e Kumanovës fton të gjitha subjektet e interesuara juridike që të paraqesin kërkesa për shfrytëzimin e mjeteve për rregullimin e oborreve dhe hapësirës rreth objekteve banesore, deri në shterimin e buxhetit të dedikuar për atë qëllim, por jo më vonë se 30.11.2024.

1.2. Mjetet që do të rimbursohen nga Komuna e Kumanovës janë në vlerë prej 80% të investimit të përgjithshëm, por jo më shumë se 80.000 denarë për kërkesë të dorëzuar, nga mjetet e parapara për rregullimin e oborrit të objekteve kolektive të banimit.

1.3. Thirrja publike është publikuar në ueb faqen e Komunës së Kumanovës dhe mediat elektronike. Për kohëzgjatjen e thirrjes, publiku do të rinjoftoheni të paktën dy herë përmes medias elektronike.

1.4. Kusht për pjesëmarrje në thirrjen publike është që blerësi të mos ketë shfrytëzuar subvencionim për të njëjtin qëllim nga asnjë burim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

2. Mënyra e regjistrimit në thirrjen publike

2.1. Të drejtën e pjesëmarrjes në këtë thirrje publike e kanë objektet banesore të menaxhuara nga menaxherët e licencuar të banimit dhe bashkësitë e regjistruara të pronarëve përmes menaxherit të një objekti banesor ose kryetarit të bashkësisë së pronarëve në Komunën e Kumanovës, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe do të parashtrojnë një Formular Kërkese për shfrytëzimin e së drejtës për rimbursim.

Kërkesa mund të merret në arkivin e Komunës së Kumanovës ose të sigurohet nga uebfaqja e Komunës: www.kumanovo.gov.mk

Në thirrjen publike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë personat juridikë që tashmë kanë shfrytëzuar të drejtën e shfrytëzimit të subvencioneve për rregullimin e sipërfaqes së oborrit, si dhe pronarët e objekteve të banimit që janë ende në ndërtim e sipër.

2.2. Për të rimbursuar një pjesë të shpenzimeve dhe për të vërtetuar se janë plotësuar kushtet për pjesëmarrje, aplikanti dorëzon në Komunën e Kumanovës këto dokumente:

– formulari i plotësuar për thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve për rregullimin e oborreve të objekteve kolektive të banimit;

– Elaborat për parterin dhe peizazhin hortikulturor të oborrit (matja dhe llogaritja);

– Vërtetim të së drejtës së pronësisë (certifikatë pronësie për objektin);

–    Pëlqimin nga shumica e pronarëve;

– Kopje e xhiro llogarisë nga fondi rezervë i ndërtesave të banimit,

–   Kopje e marrëveshjes së shërbimeve të menaxhimit të lidhur midis menaxherëve të banesave dhe pronarëve të seksioneve të veçanta ose gjendjes aktuale të komunitetit të të gjithë pronarëve.

2.3. Aplikanti duhet të dorëzojë aplikacionin së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në zarf të mbyllur në Komunën e Kumanovës, rruga 11 Tetor pn, në arkivin e Komunës së Kumanovës, çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në ora 15:00.

2.4. Në zarf duhet të shkruhet: Thirrja publike për ndarjen e subvencioneve të objekteve banesore kolektive për rregullimin e oborreve në Komunën e Kumanovës për vitin 2024, si dhe emrin e personit juridik.

3. Mënyra e realizimit të thirrjes publike

3.1. Kryetari i komunës me vendim themelon komisionin për zbatimin e thirrjes publike.

3.2. Komisioni ka për detyrë:

– t’i kontrollojë aplikacionet dhe dokumentacionin e pranuar,

– të përgatisë listën e aplikantëve-fitues të subvencioneve.

3.3. Pagesa e mjeteve do të bëhet radhazi, sipas radhës së aplikimeve të pranuara, deri në plotësimin e buxhetit të planifikuar për këtë qëllim, i cili është 400.000 denarë, por jo më vonë se 30.11.2024.

3.4. Për aplikacionet e pranuara dhe të përpunuara do të mbahet një listë me të dhënat e mëposhtme:

– emri i personit juridik,

– data dhe ora e aplikimit të pranuar për thirrjen publike.

3.5. Komuna e Kumanovës, varësisht nga dinamika e mbërritjes së aplikacioneve, do ta informojë publikun periodikisht për mjetet e mbetura, deri në angazhimin e tyre të plotë, por jo më vonë se 30.11.2024. Në momentin e shfrytëzimit të mjeteve nga buxheti i planifikuar, Komuna e Kumanovës shpall përfundimin e thirrjes publike në ueb faqen e saj.

4. Mënyra e ushtrimit të së drejtës së rimbursimit

4.1. Kryetari i Komunës së Kumanovës do të marrë vendim për pagesën e mjeteve në vlerë prej 80% të investimit të përgjithshëm, por jo më shumë se 80.000 denarë për kërkesë të parashtruar, nga mjetet e parapara për rregullimin e oborreve të objekteve kolektive të banimit, nëse ai përcakton se kushtet e kësaj thirrjeje publik

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст