Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Formimi i Forumit Lokal për Trashëgiminë Kulturore në Komunën e Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në kuadër të projektit Nisma për bashkëpunim telkufitar ndërklulturor (MAKS FORUM), më 24 korrik, në Komunën e Kumanovës, me përkrahjen e Kryetarit të Komunës, z – ri Maksim Dimirievski, është formuar Forumi Lokal për Trashëgiminë Kulturore. Anëtarë të këtij forumi janë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Qendrës Nacionale për Konzervim, Agjencisë për Avancim dhe Përkrahje të Turizmit, përfaqësues të Komunës së Kumanovës si dhe përfaqësues të organizatave të qytetarëve.

Qëllimi i këtij Forumi është që të rritjet pjesëmarrja e qytetarëve në miratimin e vendimeve në lidhje me investimet publike në trashëgiminë kulturore, posaçërisht në verifikimin e prioriteteve në trashëgiminë kulturore. Konventa Kornizë e Evropës për vlerën e trashëgimisë kulturore në shoqëri (2005) e promovon qasjen në trashëgiminë kulturore dhe pjesëmarrjen demokratike, dhe apelon për reflektim publik dhe deban për mundësitë dhe sfidat në lidhje me trashëgiminë kulturore.

Forumi ka për detyrë të parashtrojë Listën e prioriteteve për trashëgiminë kulturore dhe natyrore në territorin e komunës.

Mbi këtë bazë, në kuadër të projektit, financiarisht do të përkrahet implementimi i një projekti në komunë, për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe rritjen e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit jetësor.

Projekti realizohet nga Shoqata për Avancim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe Instituti Balkan pro Europa, në partneritet me Fondacionin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufi nga Kosova, kurse financohet nga BE, e përfaqësuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст