Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Vazhdimi i mbledhjes së Trembëdhjetë të Këshillit të Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

27 korrik 2018 (e premte), në sallën e rrumbullakët të organizatave të mëhershme shoqëroro – politik, me fillim prej ora10:00 do të mbahet vazhdimi i mbledhjes së trembëdhjetë të Këshillit të Komunës së Kumanovës. Në vazhdimin e mbledhjes do të punohet sipas pikave të rendit të ditës nga nr. 7 deri në nr. 11.

Rend dite

  • Miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë e Këshillit të Komunës së Kumanovës;
  1. Propozim – Aktvendimi për t’i dhënë pëlqim Vendimit të NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” – Kumanovë për verifikim të sendit të patundshëm që duhet të jetë lëndë e ankandit publik për ta dhënë me qira;
  2. Raporti për realizimin e Programit për rregullim të truallit ndërtimor, ndërtim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës së qytetit të Kumanovës dhe Programit për ndërtim, riparim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve dhe udhëve lokale në Komunën e Kumanovës për periudhën prej 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2018;
  3. Propozim – Vendimi për ndryshim të Vendimit për verifikim të standardeve për vendosje të objekteve të përkohshëm dhe pajisjeve urbane në territorin e Komunës së Kumanovës;
  4. Propozim – Vendimi për përcaktimi të shiritit të rrjedhës së rregulluar të ujit “suvodolica Buçar” – Kanali 1, Kanali 2 dhe Kanali 3 nëpër fshatin Rramali – Komuna e Kumanovës;
  5. Propozim – Vendimi për të dhënë pëlqim që hapësirat afariste, pronë e Komunës së Kumanovës, që gjenden në PK 19555/1, të regjistruara në Fletën e pronësisë nr. 80110 KK Kumanovë, të jepen me qira përmes ankandit publik elektronik;
  6. Propozim – Vendimi për t’i dhënë pëlqim aplikimit dhe realizimit me bashkëfinancim të projektit “KPK – aventurë – atraksion dhe kulturë”;
  7. Propozim – Vendimi për themelim të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve;
  8. Propozim – Vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik “Kumanova – plan” – Kumanovë;
  9. Propozim – Vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës për kontroll të punës materiale – financiare të Ndërmarrjes Publike për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik “Kumanova – plan” – Kumanovë;
  10. Propozim – Vendimi për nisje të procedurës për marrje me qira të hapësirës afariste për nevojat e Komunës së Kumanovës;
  11. Plani vjetor për Mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi në Komunën e Kumanovës.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст