Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

FTESË PUBLIKE nga Sektori për tatime dhe taksa

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Bazuar në nenin 29, paragrafi 1 të Ligjit për tatimin në pronë (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 61/04, 92/07, 102/08, 35/11, 53/11, 84/12, 188/13, 154/15, 192/15, 23/16 dhe 151/21) dhe nenit 3, paragrafi 1, pika 1 të Ligjit për tarifat komunale (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 61/04, 64/05 , 92/07, 123/12, 154/15, 192/15 dhe 23/16), komuna e Kumanovës shpall

FTESË PUBLIKE

Për parashtrim të deklaratës tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë për vitin 2024 dhe parashtrim të deklaratës për përcaktimin e taksës komunale për firmën (emrin) e lokalit afarist, pra tatim për firmë për vitin 2024. Deklarata tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë për vitin 2024 (formulari DI) dorëzohet nga tatimpaguesi (person juridik dhe fizik) për:

1. Pasurinë që e ka fituar ose ka filluar ta përdorë gjatë vitit 2023 dhe për të cilën nuk ka paraqitur deklaratë tatimore (tatimpagues i ri, pasuri e fituar shtesë që i nënshtrohet tatimit etj.)

2. Pasurinë ku ka ndodhur ndryshim pronësie (tjetërsim etj.).

3. Pasurinë që ka pësuar ndryshim në vlerë (shtim, përmirësim, përfundim, zgjerim, etj.)

4. Të gjithë tatimpaguesit (personat juridikë dhe fizikë) që posedojnë pasuri të tatueshme, dhe të cilët në periudhën nga viti 1994 deri në vitin 2023 nuk kanë dorëzuar deklaratë tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë.

Deklarata tatimore parashtrohet në Komunën e Kumanovës – Sektori i tatimeve dhe taksave në territorin e së cilës ndodhet prona, jo më vonë se 31 janari i vitit 2024.

Vërejtje: Tatimpaguesi që ka parashtruar deklaratë tatimore për periudhën nga viti 1994 deri në vitin 2023, dhe që nuk ka asnjë ndryshim në pronësi apo vlerë të pronës, nuk parashtron deklaratë të re tatimore.

Tatimpaguesit të cilët nuk parashtrojnë deklaratë tatimore brenda afateve të përcaktuara sipas kësaj FTESE PUBLIKE, do të gjobiten për kundërvajtje të kryer, në përputhje me Ligjin për tatimin në pronë.

  1. Kërkesa për vendosjen e taksës komunale për firmën (emrin) e lokalit afarist, gjegjësisht tatimin mbi firmën, parashtrohet nga tatimpaguesit (operatorë të pavarur të biznesit dhe persona juridikë) për:
  2. Firmë (emër) të regjistruar të lokalit afarist, gjegjësisht njësi biznesi për kryerjen e një veprimtarie përkatëse, e cila ende nuk ka parashtruar kërkesë pranë organit kompetent për përcaktimin e detyrimit në bazë të taksës komunale.
    Tatimpaguesit që kanë parashtruar kërkesë për përcaktimin e detyrimit në bazë të taksës komunale për firmë (emër) të lokalit afarist, pra njësi biznesi, në të cilën ka pasur ndryshime në periudhën e deritanishme.

KOMUNA E KUMANOVËS

                                                                                                            Sektori i tatimeve dhe taksave

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст