Vazhdon fushata – “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”!
Në sallën rrethore të objektit të ish-organizatave shoqërore-politike, Kumanovë u mbajt Dialogu Social – pjesë e fushatës “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”. Ngjarja u organizua nga Sektori i arsimit në Komunën e Kumanovës (analizë dhe prezantim) dhe shkollat e mesme komunale. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i kuadrove të kualifikuar profesionale, të cilat do të rezultojnë nga arsimimi i dual dhe do t’u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të procesit të prodhimit. Para të pranishmëve, fjalë hyrëse mbajti Kryerarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Ivana Gjorgjievska, ndërsa fushatën e prezantoi udhëheqësi i Sektorit të arsimit, Aleksandar Jovanoviq. Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga Komuna, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, menaxherë të kompanive nga sektori privat, drejtorë nga shkollat e mesme komunale dhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e R. së Maqedonisë së Veriut.