Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ftesë publike nga Sektori për tatime dhe taksa

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në bazë të nenit 29, paragrafi 1 të Ligjit për tatimin në pronë (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 61/04, 92/07, 102/08, 35/11, 53/11, 84/12, 188/ 13, 154/15, 192/15, 23/16 dhe 151/21) dhe nenit 3, paragrafi 1, pika 1 të Ligjit për tarifat komunale (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 61/04, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15, 192/15 dhe 23/16) , Komuna e Kumanovës shpall:

FTESË PUBLIKE

            Për parashtrim të deklaratës tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë për vitin 2023 dhe parashtrim të deklaratës për caktimin e tarifës komunale për firmën (emrin) e lokalit afarist, gjegjësisht taksën e firmës për vitin 2023.

Deklarata tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë për vitin 2023 (formulari DI) parashtrohet nga tatimpaguesi (person juridik dhe fizik) për:

  1. Pasuri që ka fituar ose ka filluar të përdorë gjatë vitit 2022, për të cilën nuk ka parashtruar deklaratë tatimore (tatimpagues i ri, pasuri e fituar shtesë që i nënshtrohet tatimit etj.)
  2. Pasuri që ka pësuar ndryshim pronësie (tjetërsim etj.).
  3. Pronë që ka pësuar ndryshim në vlerë (shtim, përmirësim, përfundim, zgjerim, etj.)
  4. Të gjithë tatimpaguesit (personat juridikë dhe fizikë) që posedojnë pasuri të tatueshme, dhe të cilët në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin 2022 nuk kanë parashtruar deklaratë tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë.

Deklarata tatimore parashtrohet në Komunën e Kumanovës – Sektori i tatimeve dhe taksave në territorin e së cilës ndodhet prona, jo më vonë se 31 janari i vitit 2023.

Shënim: Tatimpaguesi që ka parashtruar deklaratë tatimore për periudhën nga viti 1994 deri në vitin 2022, dhe që nuk ka asnjë ndryshim në pronësinë apo vlerën e pronës, nuk parashtron deklaratë të re tatimore.

Tatimpaguesit të cilët nuk parashtrojnë deklaratë tatimore brenda afateve të përcaktuara sipas kësaj FTESE PUBLIKE, do të gjobiten për kundërvajtje, në përputhje me Ligjin për tatimin në pronë.

Kërkesa për vendosjen e taksës komunale për firmën (emrin) e lokalit afarist, gjegjësisht tatimin mbi firmën, parashtrohet nga tatimpaguesit (operatorë të pavarur të biznesit dhe persona juridikë) për:

  1. Firmë (emër) të regjistruar të lokalit afarist, gjegjësisht njësia afariste për kryerjen e një veprimtarie përkatëse, e cila ende nuk ka paraqitur kërkesë pranë organit kompetent për përcaktimin e detyrimit në bazë të tarifës komunale.
  2. Tatimpaguesit të cilët kanë parashtruar deklaratë për përcaktimin e detyrimit në bazë të tarifës komunale për firmën (emrin) e lokalit afarist, përkatësisht një njësie afariste në të cilën ka pasur ndryshime në periudhën aktuale.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст