Fundjavë konologjike në KEJ – in e qytetit
Gjatë uikendit kinologjik (e shtunë, 18 shtator dhe e diel, 19 shtator), në fushat sportive në KEJ – in e qytetit, u mbajt ekspozita e 5 -të dhe 6 -të shtetërore mbi bukurinë e qenve të racave të pastra të të gjitha racave dhe dy ekspozita të specializuara të klubeve për grupin e tretë dhe të nëntë të qenve. Organizator i ekspozitave shtetërore është shoqata kinologjike “Kinolog” -Kumanovë, në ekspozitat e specializuara janë Bull Terrier Club-Kumanovë dhe Macedonian Club of Poodles-Kumanovë. Komuna e Kumanovës, ashtu si vitin e kaluar edhe sivjet, e mbështet këtë ngjarje. Pjesëmarrësit në konkursin e racave dhe qenve me origjinë në bukuri ishin nga: Maqedonia, Kosova, Serbia, Bullgaria, Polonia, Franca, Irlanda dhe Britania e Madhe, të cilat u vlerësuan nga pesë gjyqtarë ndërkombëtarë nga Serbia dhe pesë gjyqtarë nga Maqedonia. Edhe Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, mori pjesë në këtë ngjarje. Me ndihmën dhe mbështetjen e Komunës së Kumanovës, ndërtimi i këndit të lojërave për qen në Kumanovë është në proces të realizimit.