Investoni në të ardhmen – fuqizoni të rinjtë tani! – panel diskutim i organizuar nga CID
Оваа објава е достапна и на: македонски
Sot në Shtëpinë e Zejtarëve – Kumanovë, në organizim të Qendrës për Dialog Ndërkulturor – CID, u mbajt panel diskutim mbi temat që kanë të bëjnë me aktivizmin rinor, pjesëmarrjen e të rinjve dhe strategjinë rinore (gjendja aktuale, sfidat dhe hapat e ardhshëm).
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Zyrat Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO për Ballkanin Perëndimor, nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe një përfaqësues nga Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili theksoi bashkëpunimin e hapur me të rinjtë dhe realizimin e ideve dhe projekteve të tyre, të cilat janë në kompetencë të komunës.
Kryetari i Komunës theksoi funksionin dhe rolin e zyrtarit dhe të Zyrës për Rininë, mjetet e parashikuara në Buxhet për realizimin e projekteve rinore dhe në të njëjtën kohë theksoi se sa më shpejt do të formohet Këshilli Rinor Lokal, i cili është i paraparë në kornizë ligjore.