Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kampi i pikturave për fëmijë “ASNOM”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, në hapësirat e Shtëpisë së Zejtarëve, e hapi ekspozitën bienale të pikturave dhe grafikave “Kampi veror i fëmijëve ‘ASNOM'”.

Qëllimi i ekspozitës ishte që të dallohen veprat më të suksesshme të punuara gjatë dy viteve të fundit. Në këtë manifestim marrin pjesë nxënësit e shkollave fillore komunale si dhe personat nga Qendra e Personave me Pengesa Intelektuale “Poraka Nasha” dhe personat nga Qendra Ditore e Personave me Pengesa Intelektuale.

Fondacioni për Kulturë dhe Sport nga Komuna e Kumanovës, i cili e ka organizuar këtë ngjarje në të ardhmen planifikon që, ky event të rritet në manifestim ndërkombëtar, e cila do ta prezantojë Kumanovën si qytet i cili kujdeset për më të rinjtë në rajon.

Pas përfundimit të ekspozitës, të gjitha veprat e ekspozuara do të donohen në Qendrën Ditore “Poraka Nasha”.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст