Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski, viziton Komunën Çepelare – Republika e Bullgarisë

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Me rastin e Ditës së qytetit Çepelare të Republikës së Bullgarisë, Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, po qëndron në vizitë dy ditore në këtë komunë. Gjatë vizitës realizoi takim me Kryetaren e Komunës znj. Slavka Çakjarova, ku u bisedua për fillim të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në sferën e kulturës dhe turizmit, si dhe për mundësinë e aplikimit të përbashkët për ndërtim të stazave të çiklizmit malor. Nën kompetencë së kësaj komune është edhe qendra më prestigjioze e skijimit “Pamporovo” në malin Rodopi.
Kryetari i Komunës Dimitrievski, gjatë qëndrimit në Bullgari vizitoi edhe dy firma edhe atë fabrikën më të madhe në evropë për prodhim të skive “Amer Sport-Chepelare” që është e interesuar për investim potencial në zonën tonë industriale dhe “Areksim inzinjering” nga Smoleni që janë ndër prodhuesit më të mëdhej të tavolinave të plastikës në R. e Bullgarisë.

Back to top
Големина на фонт