Mbahet mbledhje e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Kumanovës dhe organeve kompetente

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

KOMUNIKATË

Bazuar në procesverbalin e seancës së 10-të të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhimin e krizave të mbajtur më 11 janar 2019, sipas konkluzioneve ku obligohen kryetarët gjegjësisht vetëqeverisjet lokale për të mobilizuar shtabet e krizës në komunat e tyre, më datë 14.01.2019, Shtabi komunal për mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Kumanovës mbajti një takim në të cilin përveç anëtarëve të shtabit morën pjesë edhe përfaqësues lokalë të QRMK, DMSH-NJRMSH Kumanovë, SPB Kumanovë, ndërmarrjet publike, OK e Kryqit të Kuq – Kumanovë, Sektori për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorati, Sektori për punë komunale, infrastrukturë dhe trafik dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës ku u morën këto rekomandime:

1. Ekipet përgjegjëse për pastrimin e borës në Komunën e Kumanovës si dhe ndërmarrjet publike do të vazhdojnë të pastrojnë sipërfaqet e disponueshme për publikun. Në rast të më shumë dëborës dhe pakalueshmërisë së rrugëve, numri kujdestar për paraqitje është 078 / 365-061 si dhe numri i telefonit i QRMK 195.

2. SPB-Kumanovë më intensivisht të ndërmarr masa për pastrimin e rrugëve nga automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme për të pastruar borën nga rrugët.

3.Në pajtim me rregulloret ligjore, u bëjmë thirrje pronarëve për të pastruar borën nga hapësirat e tyre të biznesit.

Sektori për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorati i komunës së Kumanovës dhe Sektori për parandalim i SPB – Kumanovë të organizojnë takim të përbashkët me drejtuesit e ndërtesave të banimit, në mënyrë që të përfshijë ato në trajtimin e problemeve që lidhen me reshje të dëborës.

Shtabi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit Komunal do të monitorojë intensivisht situatën dhe do të ndërmarrë aktivitete dhe masa të përshtatshme.
Në rast se komuna e Kumanovës nuk mund të merret me motin me dëborë me resurset e saja / ose në rast shterimi të plotë, t’i drejtohet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Rekomandohetr që qytetarët e komunës së Kumanovës pa një nevojë urgjente mos të dalin nga shtëpia, dhe në qoftë se lëvizja është e nevojshme, rekomandohet lëvizje e kujdesshme, t’i përdorin më pak automjetet dhe më shumë ta përdorin transportin publik.

 

Back to top
Големина на фонт