Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mbledhja e 59 – të e Këshillit të Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Më 09 Korrik 2021 (e premte), në sallën e madhe të ndërtesave të mëhershme shoqëroro – politike, me fillim prej orës 10:00, do të mbahet mbledhja e 59 – të e Këshillit të Komunës së Kumanovës, me këtë

Rend dite

  1. Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të punës së NP “Kumanova – plan” – Kumanovë për vitin 2021;
  2. Propozim – Vendim për t’i dhënë pëlqim Vendimit të NP “Kumanova – gaz” – Kumanovë për punësim të përkohshëm të dy ekzekutuesve (ofruesve të shërbimeve);
  3. Propozim – Vendim për ndryshimin e shpërndarjes së mjeteve të Buxhetit të Komunës së Kumanovës për vitin 2021;
  4. Propozim – Vendim për ndryshimin e Vendimit për zbatimin e masave për subvencionimin e harxhimeve për transport publik urban dhe ndërurban për vitin 2021;
  5. Propozim-Vendim për mënyrën e përdorimit të fushës së hapur sportive “Sokolana” Kumanovë dhe përcaktimin e çmimit të biletave për vitin 2021;
  6. Propozim – Vendim për ndryshimin e regjimit të trafikut në pjesë të rrugës “Ivo Llolla Ribar” (Nagoriçki Sokak) në Kumanovë;
  7. Propozim – Vendim për ndryshimin e regjimit të trafikut në një pjesë të rrugës “Dimitar Vllahov”, një pjesë të rrugës “Leninova” dhe një krah të rrugës “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë;
  8. Ndryshim dhe plotësim i planit të programeve për zhvillim të Komunës së Kumanovës për vitin 2021;
  9. Propozim – Vendim për pagimin e ndihmës së njëhershme financiare nga Buxheti i Komunës së Kumanovës për vitin 2021;
  10. Propozim – Aktvendim për shkarkimin dhe zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për çështjet e mandatesh, zgjedhje dhe emërime të Këshillit të Komunës së Kumanovës;
  11. Propozim – Aktvendim për shkarkimin dhe zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit për arsim, kulturë dhe sport të Këshillit të Komunës së Kumanovës;
  12. Propozim – Aktvendim për shkarkimin dhe zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për shënimin e festave dhe manifestimeve dhe dhënien e shpërblimeve dhe mirënjohjeve të Këshillit të Komunës së Kumanovës;
  13. Propozim – Aktvendim për shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike për plane hapësinore dhe urbane “Kumanova – Plan” Kumanovë;
  14. Propozim – Aktvendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Kumanovës të cilët do të marrin pjesë në lidhjen e martesave në Komunën e Kumanovës.о
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст