Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Mbyllet kampi i artit figurativ për fëmijë “KAÇKM 2021”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot në restorantin “Gracija” -Kumanovë u mbajt ngjarja përmbyllësee
Kampit të Artit Figurativ për Fëmijë “KAÇKM 2021”, i cili tradicionalisht, për të 11 – tin vit me radhë është organizuar nga Fondacioni për Kulturë dhe Sport
Kumanova, dhe nën kujdesin e Kryetarit dhe Këshillit të
Komunës së Kumanovës. Në Kampin e Artit Figurativ morën pjesë 27 nxënës nga
shkollat fillore komunale, nga Qendra Ditore për Personat me
pengesa intelektuale “Mesazhi ynë” dhe Qendra ditore për njerëzit me
nevoja të veçanta. Këtë vit, morën pjesë 3 gjimnazistë nga
Kumanova, të cilët nësojnë në Shkollën e Mesme Shtetërore të Arteve të Bukura dhe
dizajnit “Llazar Lliçenoski” – Shkup, si shembull dhe motivim shtesë
për të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit sajuan në disa teknika: akril në kanavacë,
monotipi (grafikë), animacion dhe pop art, nën mentorimin e
profesorëve Simona Jakimovska dhe Elena Spasovska-Radosheviq. Pikturat do
të ekspozohen në një ekspozitë bienale dhe më pas do të dhurohen tradicionalisht
në Qendrën Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara Intelektuale “Mesazhi ynë”.
Ngjarja u ndoq nga Kryetari i Komunës së Kumanovës
Dimitrievski, i cili mbajti fjalimin e tij dhe u ndau fletë – falënderime pjesëmarrësve dhe mentorëve të tyre.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст