Me intensitet pastrohen rrugët nga bora

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Edhe sot ekipet e kompanive të obliguara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në qytet, po punojnë intensivishte në terren. Deri më tani, të gjitha rrugët janë të kalueshme, me përjashtim të vendeve të caktuara ku shtjellat e dëborës janë të mëdha. Janë pastruar rrugët me prioritet, sipas programit të paraparë duke u hedhur rreth tetëdhjetë ton kripë. Apelojmë te të gjithë qytetarët për të pastruar e vendet para shtëpive të tyre, dhe pronarët e dyqaneve për të vepruar sipas ligjit dhe ta pastrojnë borën para objekteve të tyre.
Gjithashtu u bëjmë apel qytetarëve që më pak t’i përdorin automjetet, dhe t’i zhvendosin ata nga rrugët kryesore, me qëllim që pa pengesa të pastrohen rreshjet e dëborës. Shërbimet e pastrimit do të veprojë gjatë gjithë kohës, dhe në rastin se ka shtjella më të mëdha të dëborës dhe rrugë të pa kalueshme, njoftoni komunën e Kumanovës në telefonin kujdestar 078 365 061. Gjithashtu edhe NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” ka organizuar aksion për pastrimin e lokacioneve më të frekuentuara në zonën qëndrore të qytetit.
I lusim qytetarët për mirëkuptim, pasi që pastrimi po rrjedh sipas planit dhe prioriteteve të caktuara që më parë.

 

Back to top
Големина на фонт