Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

I njoftojmë qytetarët e komunës së Kumanovës se Sekfoti për çështje komunale, infrastrukturë, transport dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës ka përgatitur dokumentacion projektues Projekti themelor i trafikut për instalimin e shtyllave mbrojtëse, për ndarjen trafikut të këmbësorë dhe çiklizmit nga trafiku rrugor në Bulevardin Revolucioni i Tetorit. Me auditim pozitiv të projektit themelor, pas miratimit të ndryshimit të përhershëm të regjimit të trafikut nga SPB Kumanovë, është përgatitur Aktvendim për ndryshim të përhershëm të regjimit të trafikut në përputhje me Planin detal urbanistik për atë pjesë të komunës.

Në Bulevardin Revolucioni i Tetorit është vendosur tashmë sinjalizim vertikal (shenjat e komunikacionit) dhe nga data 04.03.2019 do të fillojë vendosja e numrit të paraparë të shtyllave përgjatë gjithë bulevardit, në të dy anët.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos i parkojnë automjetet e tyre në trotuare përgjatë Bulevardit të Revolucioni i Tetorit, në mënyrë që të mos i pengojnë aktivitetet për vendosjen e shtyllave. Për të gjitha automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme në trotuar, në momentin e vënies së shtyllave, nga SPB Kumanovë, do të kërkohet heqja e automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme .

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст