Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e 48 – të e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 05.10.2020 (e hënë)

Në ambientet e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave kundër përhapjes së sëmundjes COVID-19 (virusi korona). Në mbledhje u miratuan rekomandimet, konkluzionet dhe masat e mëposhtme:

• Lidhur me rritjen e masave për mbrojtje në krizën Kovid dhe njoftimin për shpalljen e së Dielës si ditë jo pune për objektet hotelierike, SHKMSH i propozon Komisionit për Sëmundje Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverisë së RMV që të përjashtojnë Komunën e Kumanovës nga kjo masë.
SHKMSH Kumanovë konsideron se masat dhe rekomandimet e Qeverisë në objektet hotelierike në territorin e Komunës së Kumanovës respektohen në një nivel të kënaqshëm dhe nevojitet vetëm kontroll shtesë nga shërbimet kompetente të inspektimit.

Ne besojmë se nëse një masë e tillë kufizuese miratohet, ajo do të rrisë grupimin e të rinjve në parqe, kënde lojërash, organizimin e ahengjeve në shtëpi private dhe shtëpi vikendi, të cilat do të rrisin rrezikun e përhapjes së epidemisë.

• U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protesta në lidhje me procesin arsimor të respektojnë masat për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës minimale prej dy metrash. Përndryshe, ato paraqesin rrezik potencial të madh të përhapjes së epidemisë midis vetë protestuesve, qytetarëve dhe kalimtarëve.
• SHKMSH informon publikun se deri sot, 05.10.2020, situata epidemiologjike në territorin e Komunës së Kumanovës është si vijon:

Gjithsej raste të regjistruara pozitive 1473;
Gjithsej raste të rikuperuara 1164;
Vdekjet totale 49;
Gjithsej rastet aktive 260.

Nga të dhënat e mëparshme është e qartë se situata epidemiologjike në territorin e Komunës së Kumanovës është serioze dhe ne kërkojmë dhe apelojmë që qytetarët t'i respektojnë të gjitha masat e miratuara nga Qeveria e RMV dhe Komisioni për Sëmundje Infektive.

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст