Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e 59 – të e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 05.01.2021 (e martë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (koronavirus) dhe në lidhje me shtimin e reshjeve të shiut. Në mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Duke marrë parasyshë derdhjen e shtretërve të lumenjve Kriva Reka, në pjesën e f. Jaçincë dhe f. Dovezencë dhe lumit Pçinja, në pjesën e f. Pçinjë, SHKMSH doli me konkluzionin në formë rekomandime për SHA “Ekonomia e Ujrave Fusha Kumanovë Likovë”, që ekipet e tyre të dalin menjëherë në terren me mekanizmin në dispozicion dhe të veprojnë në drejtim të tejkalimit të gjendjes në interes të qytetarëve;
  • SHKMSH formon Komision që menjëherë e mori për detyrë të dalë në terren dhe të bëjë këqyrjen e gjendjes dhe ta infromojë Shtabin;
  • SHKMSH u rekomandon qytetarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga COVID 19 të miratuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст