Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

“Shkolla të sigurta” – traditë e njohjes me njeri-tjetrin dhe respektimit të dallimeve

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

 

Me rastin e festës se Buzmit,  kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitriesvski, vizitoi  Shkollën e Mesme Ekonomike “Pero Nakov”- Kumanovë, me ç’rast u mbajt  një manifestim si pjesë e projektit “Shkolla të sigurta”,  i cili ishte  organizuar nga ana e Departamentit për parandalim SPB Kumanove. Ideja e gjithë kësaj ishte që nxënësit e etnive te ndryshme bashkë ta festojne kete feste. Ky manifestim realizohet për të dhjetën herë, duke respektuar  masat për mbrojtje  dhe parandalimin e  perhapjes së  Koronavirusit.Qellimi i gjithë kësaj është njohja me kulturën, traditën  dhe zakonet e bashkësive etnike, me qellim që të arrihet te ndërtohet një komunikim dhe besim, pavarësisht dallimeve dhe sfidave qe i hasim. Traditë e kësaj feste është  edhe ndarja e bukës për ta gjetur monedhën e cila gjendet mbrenda në  buke. Në oborri ne shkollës u mbollën edhe fidanë, me qellim gjelbërimin e oborrit të shkollës, po ashtu, u shpërndanë edhe maska mbrojtëse.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст