NJOFTIM nga mbledhja e 62 – të e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 02.02.2021 (e martë)
Оваа објава е достапна и на: македонски
Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave kundër përhapjes së sëmundjes COVID-19 (virusi korona). Në mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
- Në periudhën nga 25.01. deri më 31.01.2021 në komunën e Kumanovës janë regjistruar 74 raste pozitive të COVID 19, dhe aktualisht ka 343 raste aktive;
- U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më saktësisht, distancën sociale prej 2 m, mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe të mos ketë grupime si në ambiente të hapuar, ashtu edhe në të mbyllura.