Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e gjashtëdhjetë e katërt e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 14.02.2021 (e diell)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në ambientet e komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me situatën e reshjeve të borës. Në takim, u prezantua informacioni në lidhje me aktivitetet e ndërmarra për pastrimin e borës nga rrugët nga personi juridik i angazhuar si dhe nga Ndërmarrjet Publike. Pastrohet vazhdimisht. Pesë makina pastrimi janë angazhuar në zonën e qendrës së qytetit nga personi juridik. Dy makina nga i njëjti person juridik u angazhuan për pastrimin e vendbanimeve periferike, si dhe dy makina shtesë nga NP “Ujësjellësi”. Të gjitha ekipet e NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” janë angazhuar në pastrimin e zonave të këmbësorëve dhe vendkalimeve, si dhe sheshet e qytetit. Sektori për Mbikëqyrje Inspektuese – Inspektorati obligohet t’i angazhojë të gjithë inspektorët komunalë dhe rojet për të dalë në terren, për të inspektuar nëse zonat e këmbësorëve para dyqaneve janë pastruar, që është detyrimi i tyre ligjor, dhe t’i detyrojnë ta bëjnë një gjë të tillë, nëse nuk e kanë bërë. NP “Kumanova Parking” obligohet që t’i angazhojë punonjësit e saj për pastrimin e parkingjeve të cilët i menaxhon, si dhe karrotrecin për ndihmë dhe largimin e automjeteve nga vendet publike për pastrimin e qetë të rrugëve. NP “Tregu” obligohet t’i angazhojë punonjësit e saj t’i pastrojnër vendet publike qasëse në tregjet e qytetit. U bëjmë thirrje qytetarëve, të cilët i pastrojnë grumbujt e dëborës para oborreve dhe trotuareve, të deponojnë borën në pika të caktuara, por jo ta hedhin në rrugë, sepse krijojnë problem shtesë në kalueshmërinë e rrugëve dhe lëvizjen e qetë të automjeteve.

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст